"Ikni ose do merrni plumbin"/ Policia pas denoncimit të FRPD në Durrës: E pavërtetë, askush s'i kërcënoi, s'bënë as kallëzim
F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje ku kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar askënd. Të rinjtë janë shprehur se u kanë kërkuar demokratëve që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë. Bazuar në këtë deklaratë, policia thotë se demokratët kanë gënjyer kur janë shprehur se janë kërcënuar.
DURRËS- Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka deklaruar se ka dalë në përfundimin se demokratët nuk kanë deklaruar të vërtetën kur janë shprehur publikisht se janë kërcënuar nga bandat e Durrësit. Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Policisë së Durrësit bëri me dije se nuk ka pasur një kallëzim zyrtar as nga kandidati Igli Cara dhe as nga përfaqësuesit e FRPD-së. Por, pavarësisht mungesës së një kallëzimi, Policia e Durrësit shton se ka nisur hetimet bashkë me Prokurorinë dhe ka arritur në përfundimin se demokratët kanë debatuar me dy persona që po kalonin me makinë në Sukth. F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje ku kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar askënd. Të rinjtë janë shprehur se u kanë kërkuar demokratëve që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë. Bazuar në këtë deklaratë, policia thotë se demokratët kanë gënjyer kur janë shprehur se janë kërcënuar.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:
Në lidhje me deklaratën e bërë në media, nga kryetari i degës së FRPD në Durrës, sqarojmë opinonin publik se: Më datë 06.05.2023, rreth orës 14:00, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka njoftuar me telefon se rreth orës 13:00, në një lagje në Sukth, Durrës, një grup prej 6-7 personash kishin qenë në këtë lagje, me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe sipas tyre, dy shtetas që drejtonin dy automjete, i kishin kërcënuar me fjalë që të largoheshin nga lagjja.
Në këto kushte është ftuar për të bërë kallëzim, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por deri në këto momente nuk është paraqitur as ai dhe asnjë shtetas tjetër, për të bërë kallëzim në lidhje me pretendimin e ngritur gjatë telefonatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së telefonatës, kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar në adresën e dhënë.
Pas informacioneve të marra, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht shtetasve F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri, por kanë debatuar me personat që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm, do t’i dërgohen Prokurorisë, për vlerësim.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë sot nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës siguron qytetarët dhe të gjitha subjektet politike, se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të sigurtë të fushatës zgjedhore dhe se deri tani, në qarkun e Durrësit, nuk ka asnjë rast të cenimit të këtij procesi.
Në funksion të mbarëvajtjes sa më të qetë e të sigurtë të të gjithë procesit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke mos përhapur panik me deklarata të pabazuara në fakte dhe fton cilindo që ndeshet me çfarëdolloj paligjshmërie, që të denoncojë në numrin pa pagesë 112, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm dhe profesional.
Sondazh
Pushuesit e huaj dhe nga Kosova zbarkojnë drejt Vlorës e Durrësit, bregdeti popullohet, fluks në Morinë
foto ilustruese DURRËSI- Durrësi dhe Vlora kanë nisur të popullohen nga pushuesit, ende pa nisur sezoni veror. Temperaturat e larta i ...
DETAJE/ U vra nga i dashuri, shqiptarja rezulton e skeduar për trafik droge, si u përfshi në veprimtaritë kriminale me ish-të dashurin
Danjela Neza ITALI- Danjela Neza, 29-vjeçarja shqiptare që u vra nga i dashuri i saj në Itali, ishte një person me precedentë pe...
DETAJE/ Vrau të dashurën shqiptare, i riu telefonoi vetë policinë: Ejani më arrestoni
Vendi ku u vra Danjela Neza ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje nga vrasja e shqiptares Danjela Neza në Itali. Siç raportohet, au...
Eurostat: Pas ukrainasve, shqiptarët të dytët që u është refuzuar hyrja në një vend të BE-së
Foto Ilustruese TIRANË- Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas nj&eum...
Zëri i të rinjve
Takimi Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale ...
Vajzën ia vrau i dashuri në Itali, postimi prekës i babait të Danjela Nezës: Shipirti yt qoftë i xhenetit
Shaqir Neza dhe Danjela Neza TIRANË- Shaqir Neza, babai i Danjela Nezës, 29-vjeçares shqiptare që u vra nga i dashuri i saj në I...
FOTOJA/ Kjo është Danjela që u vra nga i dashuri i saj në Itali
Danjela Neza ITALI- Vajza që shikoni në foto është Danjela Neza, 29-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga i dashuri...
KQZ urdhër të prerë institucioneve: Fshini çdo postim elektoral që keni në faqet zyrtare
Ilirjan Celibashi SHQIPËRI- KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të instit...
Kapet trafikanti shqiptar në Itali, kishte fshehur 155 mijë euro në kutinë e këpucëve. Policia sekuestron drogën dhe orën me vlerë 20 mijë euro
parate e sekuestruara ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në pranga, pasi akuzohet për &ldquo...
Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina (VIDEO)
Foto nga aksidenti TIRANË-Të paktën pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiran...
