Aktualitet

280 mijë shtrime në spital gjatë 2022, shumica në kardiologji dhe psikiatri

Shumica e pacientëve janë trajtuar në banesë, por një pjesë kanë patur nevojë për mjekim të specializuar, për pasojë në 8 muajt e vitit 2022 janë shtuar në spital 277,881 pacientë, shifër kjo 7.7 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

6 Maj 2023, 22:54 Nga DOSJA
280 mijë shtrime në spital gjatë 2022, shumica në
Foto Ilustruese

TIRANË- Më shumë se 8 milion vizita mjekësore janë realizuar nga mjekët e familjes përgjatë vitit 2022. Një raport zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se numri i vizitave në këtë vit është 3.5% më i lartë  se viti 2021.

Shumica e pacientëve janë trajtuar në banesë, por një pjesë kanë patur nevojë për mjekim të specializuar, për pasojë në 8 muajt e vitit 2022 janë shtuar në spital 277,881 pacientë, shifër kjo 7.7 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Për vitin 2022 shtimi më i lartë të sëmurëve është për pacientët të trajtuar në kardiologji/kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike.  Shtrimet në kardiologji janë rritur me rreth 21% krahasuar me 2021.

Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%.  Në 8 vitet e fundit për periudhën 2014 -2022 fluksi më i lartë i shtrimeve në spitale ka qenë në vitin 2019, me 310,315 të shtruar, ndërsa numri më i ulët i shtrimeve ishte në 2014.

Marrë nga Euronews

shtrimet ne spitale

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2023, 20:06

Zëri i të rinjve

Takimi Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale ...