Aktualitet

Pushuesit e huaj dhe nga Kosova zbarkojnë drejt Vlorës e Durrësit, bregdeti popullohet, fluks në Morinë

Durrësi dhe Vlora kanë nisur të popullohen nga pushuesit, ende pa nisur sezoni veror.

6 Maj 2023, 21:18 Nga m.s
Pushuesit e huaj dhe nga Kosova zbarkojnë drejt Vlorës e
foto ilustruese

DURRËSI- Durrësi dhe Vlora kanë nisur të popullohen nga pushuesit, ende pa nisur sezoni veror. Temperaturat e larta i kanë drejtuar gjatë fundjavave në det. Sikundër çdo vit, edhe pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë, si një ndër destinacionet e preferuara për të marë rrezet e diellit. Vetëm mëngjesin e së shtunës në Morinë kanë hyrë më shume se 6 mijë qytetarë të Kosovës. Fluks i lartë i automjeteve dhe autobusëve të agjencive turistike janë shënuar në doganën e Morinës.

Ndonëse uji ka qenë i ftohtë, kjo edhe për shkak të temperaturave të luhatshme, grupmosha të ndryshme janë parë të frekuentonin detin. Për durrsakët, plazhi ka nisur para se sezoni të hapet zyrtarisht.

Në zonën e njohur si plazhi “hekurudha” janë parë pushues që shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës, pasi çadrat e shezlongët ende nuk janë vendosur. Edhe Vlora është parë me pushues të shumtë në numër. Jo vetëm me turistët vendas, por edhe të huaj. /Dosja.al

 

durres vlore pushuesit bregdet

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2023, 20:06

Zëri i të rinjve

Takimi Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale ...