Aktualitet

E talli në Himarë, Beleri i përgjigjet Ramës: Dha show meskin e të pamoralshëm, ishte në vështirësi për kryetarin në ikje

Beleri shton se ditën e tij të parë si kryetar bashkie do të nisë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm me qeverinë, në shërbim të qytetarëve.

6 Maj 2023, 22:28 Nga F.M
E talli në Himarë, Beleri i përgjigjet Ramës: Dha show
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama që e talli dhe e ofendoi sot gjatë takimit që zhvilloi në Himarë. në një deklaratë zyrtare, Beleri shkruan se Rama ka dhënë një show meskin e të pamoralshëm duke mos ditur të justifikojë vështirësitë në të cilat ndodhet si kryeministër. Ai shton se Jorgo Goro, emri i dalë nga socialistët është një person ‘gjumash’ që nuk u duhet qytetarëve. Beleri shton se ditën e tij të parë si kryetar bashkie do të nisë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm me qeverinë, në shërbim të qytetarëve.

Deklarata e Belerit:

Sot në Himarë Edi Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është Kryeministri i të gjithëve. Ne veshtirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli te Kryetarit në ikje, dhe keq administrimit të tij për 12 vite u mjaftua me një show të rradhës krejt të pamoralshëm dhe meskin sic ai e ka zakon të bëj. Në prani të të gjithëve dhe në sy të mediave ai tha “Gjergj Jorgua mund të mos jetë me i miri, pavarësisht se fle gjume dhe do një jave të zgjohet unë jam këtu t’ju garantoj se do e coj nga gjumi”. E pra me zë dhe me figurë Rama iu kerkoi Himarioteve të votonin atë si Babysitter të Goros dhe për 4 vite të tjera. Unë ju siguroj personalisht tre gjëra: Së pari, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan. Së dyti të nesërmen e zgjedhjes sime si Kryetar i Bashkisë Himarë, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë, do të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë në të mirë të interesit të bashkëqytetarëve te mij Himariot, te paktën për dy vjet të tjera me Edi Ramën, për të mirën e vendit, zhvillimin e zonës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Sic gjithashtu, jam i sigurt se mbeturinat urbane, rrugët, parqet publike, uji, ujrat e zeza , shkollat me standarte bashkëkohore dhe mbi të gjitha ceshtja e Pronës nuk kanë ngjyra, ato nuk janë as socialiste as demokrate nuk kanë ngjyrë, as socialiste e as demokrate, janë vetëm probleme që  pengojnë njerëzit të ecin përpara.  Së treti, të martën, më 14 maj, do të ndryshojmë kryetarin e bashkisë në qytetin e Himarës dhe që të nesërmen e zgjedhjeve do të ndryshojmë gjithçka për mirë.  Fredi Beleri

Ç’ndodhi sot në Himarë?

Kryefjala e fjalimit të Ramës ishte emri i Belerit të cilin e talli dhe e përqeshi gjatë gjithë kohës. Ai e konsideroi Belerin një njeri me të cilin është tërësisht e pamundur të flasësh, pasi është ‘gshë’ ‘dru’, ‘copë injoranti’.

 

edi rama fredi beleri

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2023, 20:06

Zëri i të rinjve

Takimi Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale ...