Bota

Të shtëna me armë në Teksas, vriten 8 persona në qendër tregtare

Personi i armatosur po ecte ngadalë në trotuar dhe qëllonte pa dallim, tha një dëshmitar.

7 Maj 2023, 09:05 Nga I.A

Të shtëna me armë në Teksas, vriten 8 persona në

SHBA- Tetë persona u vranë dhe shtatë u plagosën, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Teksas të SHBA-së. CNN shkruan se agresori u qëllua për vdekje nga një oficer policie. Personi i armatosur po ecte ngadalë në trotuar dhe qëllonte pa dallim, tha një dëshmitar.

Dhjetra klientë dhe punonjës u shoqëruan nga policia në dalje të qendrës tregtare Allen Premium Outlets, e cila strehon rreth 120 dyqane dhe ndodhet 40 kilometra në verilindje të Dallasit. Motivi i sulmuesit, i cili besohet se ka vepruar i vetëm, mbetet i paqartë.

te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll