Bota

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 2 prej tyre shqiptarë. Një nga ta i dënuar me 4 vite burg

Mediat italiane shkruajnë se shtetasi shqiptar, i kapur me 25 kg marijuanë, luante rolin e drejtuesit dhe organizatorit të trafikut të lëndëve narkotike në provincat e Livornos dhe Firences.

6 Maj 2023, 22:43 Nga m.s
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 2 prej
foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale e trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë katër shtetas, dy prej tyre shqiptarë. Njëri prej tyre është arrestuar në vitin 2019, për "trafik droge" dhe është dënuar me 4 vite burg.

Mediat italiane shkruajnë se shtetasi shqiptar, i kapur me 25 kg marijuanë, luante rolin e drejtuesit dhe organizatorit të trafikut të lëndëve narkotike në provincat e Livornos dhe Firences.

Njëri nga italianët ishte krahu i djathtë i shqiptarit. Ai luante rolin e mbledhjes së parave dhe mbajtjes së kontakteve me korrierët e ndryshëm të drogës. Dy bosët kryesorë ndihmoheshin edhe nga dy persona të tjerë. Policia italiane ka sekuestruar rreth 35 gramë kokainë, rreth 800 gramë hashash dhe afërsisht 1 kilogram marijiuanë, si dhe materiale për peshim dhe paketim. /Dosja.al

itali trafik droge bande

Sondazh

Poll