Bota

Mbreti Charles do të heqë dorë nga froni? Parashikuesi nxjerr fakte tronditëse

Një parashikues që është krahasuar me astrologun francez Nostradamus, ka thënë se mbretërimi i Charles mund të përfundojë para kohe

6 Maj 2023, 21:44 Nga m.s
Mbreti Charles do të heqë dorë nga froni? Parashikuesi nxjerr
Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Një parashikues që është krahasuar me astrologun francez Nostradamus, ka thënë se mbretërimi i Charles mund të përfundojë para kohe, por Princi William mund të mos jetë ai që do të ngjitet në fron. Duke folur përpara kurorëzimit të sotëm, parashikuesi Athos Salomé, nga Brazili, paralajmëroi se Mbreti duhet të kujdeset për shëndetin e tij. "Mbreti Charles III duhet të dyfishojë kujdesin për shëndetin e tij, mund të shfaqen probleme në sistemin e tij urinar dhe seksual, anusin (prostatën) dhe organet gjenitale". Ai shtoi: "Është më mirë të kujdeseni tani nëse doni të mbretëroni në paqe".

Parashikuesi brazilian tha më tej se Mbreti Charles mund të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm, si rezultat i sëmundjeve, ndërsa shtoi se: "Që tani e tutje fillon numërimi mbrapsht", raporton "Mirror".

"Ne do të zbulojmë nëse ai do të mbetet në pushtet midis 2024 dhe 2025."

Duke folur për monarkun, Salomé e përshkroi Charlesin si "një person strategjik, të zgjuar dhe inteligjent".

"Ai tërheq njerëzit rreth tij për shkak të aftësisë së tij për të demonstruar aftësitë e tij. Ai është i apasionuar pas ndërtimit, pasurisë dhe zotërimit, dhe energjia e tij rrezaton pasion dhe intensitet të fshehur. Si rezultat, ai bëhet një figurë magnetike dhe në të njëjtën kohë mund të ushtrojë një sasi të caktuar kontrolli kur është i përfshirë emocionalisht". /Dosja.al

mbreti charles parashikuesi athos salomé

Sondazh

Poll