Bota

Vrau 8 persona në Serbi, 21-vjeçari tregon me detaje çfarë ndodhi: Qëllova me automatik, doja të trembja popullin serb

Vrasësi e ka përshkruar në detaje ngjarjen e përgjakshme

6 Maj 2023, 22:30 Nga m.s
Vrau 8 persona në Serbi, 21-vjeçari tregon me detaje
Vrasesi 21 vjeçar

SERBI- 21-vjeçari i cili vrau 8 persona mbrëmjen e 4 prillit, ka pranuar krimin në seancën e Prokurorisë së Lartë Publike në Smederevë. Atij i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Vrasësi e ka përshkruar në detaje ngjarjen e përgjakshme. “Unë qëllova nga automatiku!", "Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, ka qënë dëshmia e dhënë nga 21-vjeçari.

Siç mëson "Kurir", këtë e ka thënë në seancën në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë. 21-vjeçari dyshohet se ka vrarë 8 të rinj dhe ka plagosur 14 persona mbrëmjen e 4 prillit në fshatrat Dubona dhe Malo Orašje. Ai e ka pranuar krimin në Prokurori, dhe ka përshkruar me detaje atë që ka ndodhur.

Tre krime

- Ai ka deklaruar se duke përdorur armë automatike në tri lokacione në territorin e Smederevës dhe Mlladenovcit, ka shtënë tek disa persona që ishin në grup dhe të cilët nuk i njihte, për të frikësuar qytetarët e Malit Orašje dhe Dubona.

Sipas prokurorisë, UB akuzohet për veprat penale të “vrasjes së rëndë”, “rrëmbimit të personit”, si dhe veprën penale të “prodhimit” dhe “vendosjes së paligjshme në treg të armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

- Ai dyshohet se ka vrarë 8 persona me të shtëna nga automatiku në orët e vona të mbrëmjes në territorin e Smederevës dhe Mlladenovcit, ndërsa duke u larguar nga vendi i ngjarjes, fillimisht ka përdorur mjetin motorik të dikujt tjetër pa autorizim. 

Më pas, në afërsi të rrugës “Mali Pozharevac”, ka kërcënuar me bombë një taksist dhe një pasagjer. Në këtë mënyrë e ka detyruar shoferin që ta çojë në një fshat te komuna e Kragujevcit, ku më vonë u arrestua, thuhet në deklaratë.

Çështja që ka pushtuar Serbinë për dy ditë, është masa e dënimit që do t'i jepet vrasësit. Ajo çfarë po diskutohet ka të bëjë me moshën e vrasësit, që sipas disa pretendimeve mund ti shpëtojë dënimit maksimal prej 40 vitesh burg!

UB (21 vjeç) u arrestua pasi kreu një masakër në fshatrat Malo Orasje dhe Dubona në afërsi të Mlladenovcit, duke vrarë 8 persona dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Avokatët Veljko Delibashiq dhe Viktor Gostiljac kanë treguar se me çfarë sanksioni përballet, duke qenë se është vetëm 21 vjeç.

“Ai dënim mund t'i shqiptohet vetëm atyre personave që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 21 vjeç. Duke qenë se UB në kohën e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë nuk ka qenë 21 vjeç, ai nuk mund të marrë dënimin më të rëndë.Për atë vepra penale dënohet me burgim së paku dhjetë dhe maksimumi 20 vjet.

Gjykata do t'i marrë parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe me gjasë do të shqiptojë dënimin maksimal të mundshëm. Po të ishte 21 vjeç do të zbatohej dënimi me burgim të përjetshëm.Të njëjtat dënime vlejnë edhe për terrorizëm, minimumi dhjetë e maksimumi 20 vjet ose burgim të përjetshëm, por për këtë vlen i njëjti Kod Penal – pra pasi ai është më pak se 21 vjeç, ai nuk mund të marrë dënim të përjetshëm”, ka sqaruar Delibashiq në televizionin K1, dhe ka theksuar se mendon se opinioni në këtë rast nuk do të ndikojë në procesin gjyqësor. /Dosja.al 

serbi

Sondazh

Poll