Bota

Goditi me thikë të birin teksa flinte, dëshmia tronditëse e 71-vjeçares: Mendova se ishte burri

Mediat greke shkruajnë se policia ka gjetur në lavamanin e kuzhinës tre thika dhe një palë gërshërë me gjurmë gjaku.

6 Maj 2023, 22:04 Nga m.s
Goditi me thikë të birin teksa flinte, dëshmia tronditëse e
foto ilustruese

GREQI- Një 71-vjeçare në Greqi ka sulmuar djalin e saj, duke e plagosur rëndë në kokë. Në dëshminë e dhënë në polici, e moshuara ka rrëfyer se ka ngatërruar djalin e saj 44-vjeçar me bashkëshortin. Mediat greke shkruajnë se policia ka gjetur në lavamanin e kuzhinës tre thika dhe një palë gërshërë me gjurmë gjaku.

Ngjarja ka ndodhur në Selanik. E moshuara dyshohet se ka sulmuar djalin e saj, teksa ai ishte duke fjetur.

Sipas mediave lokale, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, 71-vjeçarja është shoqëruar nga policia në komisariat. /Dosja.al

greqi plagosje

Sondazh

Poll