Sport

Një Bayern Munich “i vogël” fiton në Bremen dhe ruan epërsinë në krye të Bundesligës

Pavarësisht vështirësive në hapjen e rezultatit, Bayern Munich më në fund fitoi në fushën e Werder Bremenit (2-1) të shtunën. Bavarezët janë në krye të Bundesligës me 4 pikë përpara Dortmundit.

6 Maj 2023, 21:18 Nga DOSJA
Një Bayern Munich “i vogël” fiton në Bremen dhe ruan

GJERMANI - Bayern Munich mori kohë për të parë fitoren e tyre kundër Werder Bremen të shtunën (2-1). “Weserstadion” ishte në një atmosferë zjarri, ai që pret fitoren e njerëzve të tij ndaj Bayernit që nga viti 2008. Por jo këtë herë. 

Bavarezët nuk kanë qenë ende bindës, por kanë siguruar fitoren, gjëja thelbësore në fund. Gjithsesi, ky Bayern Munich i Thomas Tuchel është ende shumë larg asaj që pritet.

Fillimisht Gnabry në minutën e 62-të dhe Sane pas dhjetë minutash, ishin autorët e golave për Bayern, ndërkohë që Werder ngushtoi diferencën në 2-1, pas golit të realizuar nga Schmidt në minutën e 87-të.

Bavarezët në kuotën e 65 pikëve udhëheqin renditjen e Bundesligës, të ndjekur nga Borussia Dormund me katër pikë më pak, por edhe një ndeshje mangut, të cilën do të presin nesër në shtëpinë e tyre Wolfburg (17:30).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll