Sport

VIDEO / Tifozët kuqezi në ankth për gjendjen e Leaos, portugezi flet për herë të parë…

Katër ditë përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions Leagues përballë Interit të gjithë tani mendojnë për të dhe nëse do të jetë në gjendje për të luajtur euroderbin.

6 Maj 2023, 19:40 Nga DOSJA
VIDEO / Tifozët kuqezi në ankth për gjendjen e Leaos, portugezi

ITALI - Vijnë lajmet e para rreth gjendjes fizike të Rafael Leaos I cili u dëmtua pas 12 minutave lojë në ndeshjen e kuqezinjëve përballë Lazios të cilën e fituan me shifrat 2-0.

Katër ditë përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions Leagues përballë Interit të gjithë tani mendojnë për të dhe nëse do të jetë në gjendje për të luajtur euroderbin.

Në përfundimin e ndeshjes ndaj Lazios dhe kur po largohej nga stadium, Leao është pyetur nga gazetarët për gjendjen dhe ai i përgjigjet: “Jam mire, asgjë për t’u shqetësuar…”

Kjo ishte padyshim ajo që donin të dëgjonin tifozët e Milanit megjithatë priten ende ekzaminimet e mëtejshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll