Sport

VIDEO / Spektakël në “Arenën e Demave”, Partizani fundos Kukësin dhe i afrohet Tiranës me 2 pikë

Bardheblutë u mundën në Durrës nga Teuta me shifrat 2-1, duke mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Behiratçes

6 Maj 2023, 18:51 Nga DOSJA
VIDEO / Spektakël në “Arenën e Demave”, Partizani

TIRANE - Partizani merr tre pikë të rendësishme në ndeshjen përballë Kukësit 3-1, duke e fundosur akoma më tepër në zonën e ftohtë. Ka filluar me vrrull ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit. Verilindorët në kërkim të shpëtimit nga zona e ftohtë hidhet menjëherë në sulm dhe përfiton që në minutën e 8-të një 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë nga Menish.

Gjelbrim Taipi e merr përsipër dhe nuk gabon, duke zhbllokuar ndeshjen në 0-1.

Kanë kaluar disa minuta dhe në të 24-n janë të kuqtë që përfitojnë një 11-metërsh. E merr përsipër për ta ekzekutuar Viktor Da Silva dhe nuk gabon, duke barazuar shifrat e takimit në 1-1.

Brenda 3 minutave të kuqtë marrin kryesimin e ndeshjes, duke shënuar edhe golin  e dytë. Da Silva provon me një gjuajtje brenda zonës, por Halimi e ndal. Topi më pas rikthehet te Atanaskoski, i cili me kokë gjen rrjetën.

Në fillimi e pjesës së dytë Mba provon me një gjuajtje dhe topi që shkon te Da Silva, me këtë të fundit që nuk gabon nga shumë afër.

Ndeshja tjetër, ku luftohet kreu dhe mbijetesa, mes Tiranës dhe Teutës mbetet ende pa gola në përfundim të 45 minutave të para.

Me rifillimin e lojës kanë mjaftuar pak minuta dhe takimi zhbllokohet edhe në Durrës. Rimal Haxhiu merr topin në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Qirkon, duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Kalojnë 10 minuta nga avantazhi dhe Teuta rikthen barazpeshën. Në minutën e 62-të Emiljano Vila shënon për durrsakët, 1-1.

Mjaftojnë pak minuta dhe një mosmarrëveshje në zonë i jep mundësinë skuadrës së Edi Martinit të shënojë edhe golin e dytë e të kalojë në avantazh. Këtë here është Lorenco Vila.

Ndërkohë që Tirana mbetet me dhjetë lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Behiratces, gjë që ja bëri më të vështirë minutat në vazhdim bardhebluve për të marrë diçka më tepër në këtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll