Aktualitet

DETAJE/ Vrau të dashurën shqiptare, i riu telefonoi vetë policinë: Ejani më arrestoni

Safayou Sow, me origjinë nga Guinea por që jetonte prej vitesh në Itali, u ka thënë karabinierëve që të shkojnë dhe ta arrestojnë.

6 Maj 2023, 20:32 Nga F.M
DETAJE/ Vrau të dashurën shqiptare, i riu telefonoi vetë
Vendi ku u vra Danjela Neza

ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje nga vrasja e shqiptares Danjela Neza në Itali. Siç raportohet, autori i ngjarjes që ishte dhe i dashuri i shqiptares, e ka telefonuar vetë policinë pas krimit. Safayou Sow, me origjinë nga Guinea por që jetonte prej vitesh në Itali, u ka thënë karabinierëve që të shkojnë dhe ta arrestojnë.

“Kam vrarë një grua, ejani dhe më arrestoni,”- mësohet tu ketë thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona, Itali, rreth orës 02:00. Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndahej prej tij.

danjela neza vrasja e danjela nezes vritet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2023, 20:06

Zëri i të rinjve

Takimi Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale ...