Aktualitet

Vajzën ia vrau i dashuri në Itali, postimi prekës i babait të Danjela Nezës: Shipirti yt qoftë i xhenetit

Ai shkruan më tej se duke qenë se e reja ndodhet në Itali, nuk dihet se kur mund të zhvillohet ceremonia mortore.

6 Maj 2023, 19:38 Nga F.M
Vajzën ia vrau i dashuri në Itali, postimi prekës i babait
Shaqir Neza dhe Danjela Neza

TIRANË- Shaqir Neza, babai i Danjela Nezës, 29-vjeçares shqiptare që u vra nga i dashuri i saj në Itali, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. Në profilin e tij në Facebook, Neza u jep lajmin të afërmeve të tij për ndarjen nga jeta të të bijës. Ai shkruan më tej se duke qenë se e reja ndodhet në Itali, nuk dihet se kur mund të zhvillohet ceremonia mortore.

Postimi i Shaqir Nezës:

Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dime sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi

Danjela Neza u vra nga i dashuri saj nga Guinea. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona, Itali, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga i dashuri i identifikuar si Safayou Soë, që jetonte prej vitesh në Itali. Në sherr e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ra e vdekur në tokë.

danjela neza vrasja e danjela nezes vritet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll