Bota

Djali i Princit Harry feston ditëlindjen me foton e Princeshës Diana, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Charles III 

Në ditën e kurorëzimit të Charles III, djali i Princit Harry feston ditëlindjen me foton e Princeshës Diana

6 Maj 2023, 19:21 Nga m.s
Djali i Princit Harry feston ditëlindjen me foton e Princeshës Diana,
Princi Archie në foton e shperndare per ditelindje

BRITANI E MADHE- Në ditën e kurorëzimit të Charles III, djali i Princit Harry feston ditëlindjen me foton e Princeshës Diana. Fotografi dhe miku më i mirë i Meghan Markle, Misan Harriman, shpërndau një postim prekës në llogaritë e tij në rrjetet sociale, për ditëlindjen e katërt të Princit Archie. Kjo foto domethënëse është shpërndarë në një kohë kur mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugët në Mbretërinë e Bashkuar, për të festuar kurorëzimin e Mbretit. Në festën e ditëlindjes, Princi Archie mund të shihet teksa i afrohet një fotografie të nënës së ndjerë të Harry, Princeshës Diana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Misan Harriman (@misanharriman)

Princi Harry humbi fillimin e ditëlindjes së djalit të tij, ndërsa u nis për në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij, Mbretit Charles - i cili u organizua në të njëjtën ditë me ditëlindjen e Archie, më 6 maj, shkruan "Hello!". 

Dukesha e Sussex-it qëndroi në shtëpinë e tyre duke festuar ditëlindjen e djalit të saj me të dy fëmijët Archie dhe Lilibet Diana. Miku i ngushtë dhe fotografi Misan Harriman u përfshi në festime, teksa i uroi Archie-t ditëlindjen. Ai postoi fotografinë emocionuese të Archie-t duke iu drejtuar Dianës, dhe shkroi disa fjalë të mira. Ai tha: "Të uroj ditëlindjen më të lumtur Archie."

Shumë njerëz vërshuan me komente, për urimin e  ditëlindjes. "Gëzuar ditëlindjen Princi ynë i vogël, Archie!" Një fans ka shkruar mes komenteve: “Ditëlindjet më të lumtura për Archie”.

Misa është në rrethin e ngushtë të Meghan dhe Princit Harry dhe ai ka një marrëdhënie të ngushtë me çiftin. Fotografi ka qenë aty në disa nga momentet e tyre historike, dhe ka kapur shumë nga momentet e tyre të veçanta në kamera. Ai bëri fotografinë shumë intime që Meghan përdori për të njoftuar shtatzëninë e fëmijës së saj të dytë në vitin 2021, dhe më vonë fotografinë e parë të festës së ditëlindjes së Lilibet Dianës.

Së fundmi, Meghan foli me krenari për mikun e saj fotograf. Ajo tha: "Folësi ynë i ardhshëm ka një sy të pakrahasueshëm për një fotografi të mirë. Unë e kam përjetuar talentin e tij nga ana e parë pasi ai ka kapur shumë momente të rëndësishme për mua dhe familjen time”.

Meghan shtoi: "Lentja e tij ka kapur gjithçka nga ngjarjet që kanë ndryshuar botën, momente që të gjithë ne kishim nevojë dëshpërimisht t'i shihnim së bashku me disa nga fytyrat më të njohura të planetit. Por kjo nuk ishte gjithmonë rruga e tij dhe mund të habiteni kur dëgjoni jo kujt, por çfarë, ai e meriton për suksesin e tij". /Dosja.al

princi harry princi archie

Sondazh

Poll