Bota

Rusia sulmon me municione fosfori qytetin e Bakhmutit në Ukrainë, Moska: Nuk kemi shkelur kurrë konventat ndërkombëtare!

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte

6 Maj 2023, 17:07 Nga m.s
Rusia sulmon me municione fosfori qytetin e Bakhmutit në Ukrainë,
Trupat ruse sulmojne qytetin Bakhmut

UKRAINE- Trupat ruse vijojnë që të sulmojnë ndaj qytetit Bakhmut në Ukrainë. Ukraina ka hedhur akuza mbi Rusinë, se e ka sulmuar qytetin e rrethuar të Bakhmutit me municione fosfori. Moska kurrë nuk e ka pranuar publikisht përdorimin e substancës dhe vitin e kaluar, Sekretari i Shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbënguli se "Rusia nuk ka shkelur kurrë konventat ndërkombëtare" pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ajo ishte përdorur. 

Në sajë të pamjeve me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, Bakhmut mund të shihet në flakë, ndërsa ajo që duket të jetë fosfor i bardhë bie mbi qytet. Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte. Ato krijojnë zjarre me përhapje të shpejtë që janë shumë të vështira për t'u shuar. Rusia është akuzuar për përdorimin e tyre edhe më parë, raporton "BBC".

Rusia prej muajsh në sulm ndaj qytetit Bakhmut

Rusia është përpjekur të kapë Bakhmutin për muaj të tërë, pavarësisht vlerës së saj të dyshimtë strategjike. Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa të Moskës kanë vdekur nga sulmet e njëpasnjëshme. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, me anë të një mesazhi në Twitter tha se sulmi kishte shënjestruar "zonat e papushtuara të Bakhmutit, me municion ndezës". Pamjet e shpërndara nga Ukraina, të kapura nga një dron vëzhgimi, treguan ndërtesa të larta të përfshira nga flakët.

Video të tjera të postuara në mediat sociale treguan zjarre që shpërthyen në tokë dhe re të bardha që ndriçojnë qiellin gjatë natës. Rusia është akuzuar për përdorimin e fosforit të bardhë në Ukrainë, përfshirë edhe gjatë rrethimit të Mariupolit në fillim të luftës. /Dosja.al 

rusi ukraine municione fosfori

Sondazh

Poll