Bota

Princi Louis vjedh vemendjen e mediave botërore, ndjekësit e kurorëzojnë “mbret të memeve” (FOTO)

Princi Louis ishte qëndra e vemendjes me fytyrat e tij qesharake, gati një vit pasi bëri të njëjtën gjë në Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

6 Maj 2023, 16:39 Nga m.s
Princi Louis vjedh vemendjen e mediave botërore, ndjekësit e
Princi Louis

BRITANI E MADHE- Djali më i vogël i Princit William dhe Kate Middleton, Princi Louis, vodhi vemendjen e mediave falë emocioneve që ai shfaqte. Ai pati mbarë mbështetjen e mediave, ndërsa ishte i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III. Princi Louis ishte qëndra e vemendjes me fytyrat e tij qesharake, gati një vit pasi bëri të njëjtën gjë në Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

5-vjeçari mbërriti në Westminster Abby me prindërit e tij dhe Princeshën Charlotte të shtunën, ndërsa shfaqej tejet i lumtur. Pasi eci i kapur për dore me motrën e tij, Louis zuri një vend midis 8-vjeçares dhe nënës së tyre ku u shfaq i përgjumur.

Mimikat e tij sërish morën fokusin e mbarë mediave botërore. Përdoruesit e mediave sociale kanë shprehur komente të ndryshme, ku ka nga ata që e kanë lavdëruar, e ndërsa një tjetër e cilësoi atë si mbretin e memeve.

Buckingham Palace u përgatit për një dado që ta largonte Louis nëse ai sillej keq, por ai u zhduk për një kohë të shkurtër pas një ore e gjysmë, duke u kthyer për të kënduar "God Save the King". /Dosja.al

 

mbreti charles iii britani e madhe

Sondazh

Poll