Bota

FOTO/ Mori pjesë në kurorëzim! Momenti kur Princi Harry niset drejt aeroportit, familja s’e ftoi në përshëndetjen historike në ballkon

Ai u pa duke buzëqeshur teksa hyri në një makinë jashtë Westminster Abbey pas shërbimit të kurorëzimit

6 Maj 2023, 16:20 Nga m.s
FOTO/ Mori pjesë në kurorëzim! Momenti kur Princi Harry niset
Princi Harry u pa duke hipur në një makinë pas shërbimit të kurorëzimit në Westminster Abbey

BRITANI E MADHE- Princi Harry nuk ishte i ftuar që të bashkohej me familjen e tij në ballkonin e Pallatit Buckingham, shkruan "BBC". Duka i Sussex-it, Harry, i cili mori pjesë në shërbimin në Westminster Abbey më herët, mësohet të jetë rrugës për në Aeroportin Heathrow.

Ai u pa duke buzëqeshur teksa hyri në një makinë jashtë Westminster Abbey pas shërbimit të kurorëzimit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbretërore hipën në karroca për të shkuar drejt Pallatit Buckingham.

Ka patur raportime që Harry nuk ka patur një ftesë për t'u bashkuar me familjen, në momentin kur do bëhej përshëndetja.

Gruaja e Dukës së Sussex, Megan, dhe dy fëmijët e tyre, nuk ishin prezentë në Mbretërinë e Bashkuar për këtë rast./Dosja.al

kurorezimi i mbretit charles iii britanie e madhe

Sondazh

Poll