Aktualitet

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina (VIDEO)

Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës

6 Maj 2023, 17:26 Nga m.s
Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen
Foto nga aksidenti

TIRANË-Të paktën pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthit.

Burimet paraprake njoftojnë se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës. Uniformat blu të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv. /Dosja.al

aksident autostrada tirane-durres

Sondazh

Poll