Politike

SKANDALOZE- Kryetarja e Bashkisë Roskovec KËRCËNON demokratin: Mos ik fare në votim! Deri kur të mbarojnë zgjedhjet mos e hap gojën

Revolta e Bufit, vjen teksa ka mësuar se ky person ka kah politik të djathtë. Shumë e inatosur, ajo i tregon se ka parë foto të tij me dy gishta lart.

6 Maj 2023, 14:03 Nga A.B
SKANDALOZE- Kryetarja e Bashkisë Roskovec KËRCËNON demokratin:
Majlinda Bufi

TIRANË-Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar sërish duke kërcënuar një qytetar. Në videon e 'Piranjave' ajo dëgjohet teksa ia numëron me radhë këtij personi, të mirat që ka bërë për të dhe familjen e tij. Mirëpo, revolta e Bufit, vjen teksa ka mësuar se ky person ka kah politik të djathtë. Shumë e inatosur, ajo i tregon se ka parë foto të tij me dy gishta lart. Sipas saj, ky person është mosmirënjohës për të mirat që i janë bërë. 

Në fund të videos, dëgjohet që Bufi i kërkon të mos shkojë e votojë, madje i thotë se duhet ta mbyllë dhe gojën e të mos flasë më.

DEKLARATA E MAJLINDA BUFIT:

Këto që të të them ty, nuk ia them njeriu. Ty të takon, të kam ndihmuar se më ke ardhur në zyrë dhe më ke thënë se jam nevojtar, këtu dhe dy vjet përpara. Për kutinë të kemi ndihmuar, nuk e kemi bërë për shumë njerëz. Pas kësaj, të kemi ndihmuar, të kemi futur në listën e personave në bazë të një programi për t'i ndihmuar për një riparim në shtëpi. Jo për shtëpi të re. Kur të kam ardhur të shtëpia, bashkë me mamanë tënde, më ke pritur jo mirë. Dhe jo që s'ma di për nder ndihmën që të kemi dhënë dhe të thuash faleminderit. Të kam nisur mesazhe kur ti me dy gishta i thoshe fitore kandidatit, të kam nisur te messengeri yt. 

Nuk jam fëmijë unë që të të gënjej ty. Unë nuk kam nevojë për votën tënde por kam nevojë për respekt. Unë po humba nga vota jote iki që tani. Unë para 1 muaji erdha te shtëpia jote, pas atij takimi ke ardhur në zyrë bashkë me gruan dhe më ke thënë faleminderit për ndihmën. Mi the sa për sy e faqe. Ndërkohë që më thoje këto andej vazhdon ti me atë. Të gënjen dhurata. Ca kujton ti se bar ha unë? Pse nuk më thonë mua njerëzit se cfarë bën ti e se cfarë bëjnë të tjerët? Ore ti bëj çfarë të duash, nuk e kam jetën tënde në duart e mia. Unë nuk kam lindur e nuk do vdes kryetare. 

E di si shpëton ti nga kjo gjë? Nga ky moment, e deri kur të mbarojnë zgjedhjet të mos hapësh gojën dhe të shikosh punën tëndë. Nuk dua votë, mos ik fare për votim. Mos të flasësh asnjë fjali, je mosmirënjohës.Mos ik për votim, nuk dua votë.

Ti je mosmirënjohës, je gënjeshtar. Më gënjen ti mua sy për sy, pse e vdekur jam unë? Të gënjej ty Buçja?

majlinda bufi

Sondazh

Poll