Politike

Krijohet Njësia Policore Detare! Rama: Pata premtuar që do quhet ‘Jonada’, por nuk do bëhet! U dakordësua me familjen

Detyra e kësaj njësie do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike, si edhe do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë çdo qytetari që ndodhet në rrezik.

6 Maj 2023, 12:55 Nga A.B
Krijohet Njësia Policore Detare! Rama: Pata premtuar që do quhet
Edi Rama

VLORË- Këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitar me Jet Ski. Kjo risi u prezantua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se detyra e tyre do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike, si edhe do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë çdo qytetari që ndodhet në rrezik.

Kjo njësi policore detare, sipas Ramës do mbante emrin e 7-vjeçares që vdiq tragjikisht në Himarë, Jonada, mirëpo pas bisedimeve me familjarët, u ra dakord që të mos quhej e tillë.

“Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjë herë tjetër duhet t’ju shërbej të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.

Kjo njësi do të jetë e përbërë nga 104 punonjës policie, e ndërsa në terren do të jenë 35 Jet Ski që do të patrullojnë në vijën bregdetare nga veriu në jug, në zonat më të populluara turistike dhe do të jetë në funksion përgjatë gjithë sezonit veror.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje e kryer nga pakujdesia./Dosja.al

edi rama jonada avdia

Sondazh

Poll