Politike

"Në 2021 do shënohet goli i parë..."/ PREMTIMI 'bosh' për stadiumin e Vlorës, Rama ripërsërit deklaratën e viteve më parë

Sot, duke mos kujtuar asgjë nga ato ç'kishte premtuar vite më parë, Rama mori pjesë në prezantimin e finalistëve të projektit të stadiumit të ri “Flamurtari” në Vlorë.

6 Maj 2023, 12:22 Nga A.B
"Në 2021 do shënohet goli i parë..."/ PREMTIMI
Edi Rama

TIRANË- Teksa merrte pjesë në konkursin ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri "Flamurtari", kryeministri Edi Rama, 5 vite më parë kishte premtime të mëdha për Vlorën dhe për stadiumet në këtë qytet. 

Kur ishte duke inspektuar stadiumin në 2017-n, ai bëri edhe premtime që sot s'duken gjëkundi e as nuk përmenden më. Sipas Ramës, në vitin 2021, në këtë stadium do shënohet goli i parë, duke nënkuptuar se do ishte rindërtuar. 

"Ka ardhur koha që Vlora të fillojë ndërtimin e stadiumit të ri, të një kompleksi sportiv unikal, ka një potencial të rëndësishëm, të ketë një kompleks që të përfshijë stadiumin dhe pallatin e sportit. 

Në fund të 4 vjeçarit do kemi fluturimin e parë në aeroportin e Vlorës dhe do kemi golin e parë të flamurtarit në Stadiumin e ri"- është shprehur Rama në atë kohë. 

Ndërsa sot, duke mos kujtuar asgjë nga ato ç'kishte premtuar vite më parë, Rama mori pjesë në prezantimin e finalistëve të projektit të stadiumit të ri “Flamurtari” në Vlorë, konkurs të nisur me shumë vonesë.

Po mesa duket edhe në 2023-in, Rama mendon se Vlorës i duhet një stadium i denjë.

"Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje"

Premtime, premtime po asgjë s'po shihet në horizont!

edi rama

Sondazh

Poll