Politike

Muzika pas orarit të lejuar në bare, Rama i prerë: Do largohen pa kthim nga Policia e Shtetit drejtuesit, shefat dhe efektivët

Rama u shpreh se për sezonin e ri duhet një qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.

6 Maj 2023, 13:25 Nga A.B
Muzika pas orarit të lejuar në bare, Rama i prerë: Do largohen pa
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit. Gjatë ditës së sotme, ai u shpreh se për sezonin e ri duhet një qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.

Ai shtoi se masa duhet të merren dhe për ato që nuk respektojnë ligjin, duke vendosur muzikë edhe pas orarit të lejuar.

“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll