Aktualitet

Të shtënat me armë në Pukë! Identifikohet autori, i riu djali i ish-gjyqtarit të dorëhequr nga Vettingu

Prendi dyshohet se ka qëlluar në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi në mesnatë, rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.

6 Maj 2023, 10:21 Nga a.v
Të shtënat me armë në Pukë! Identifikohet autori, i riu
Foto ilustruese

PUKË- Klaudio Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë. 26-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.

Prendi dyshohet se ka qëlluar në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi në mesnatë, rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.

Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili Prendi ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonit bën përgjegjës kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër./Dosja.al

klaudio prendi te shtena me arme ne puke

Sondazh

Poll