Bota

Borrell: Pa mbështetjen ushtarake nga Perëndimi, Ukraina do t’i nënshtrohet Rusisë

Gjatë fjalimit të tij Borell ka theksuar mbështetjen për Ukrainën dhe ka kërkuar që Rusia të tërhiqet.

6 Maj 2023, 11:14 Nga f.i
Borrell: Pa mbështetjen ushtarake nga Perëndimi, Ukraina do t’i
Josep Borrell

SHBA- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka komentuar luftën në ukarinë duke thënë së fundmi se nëse nuk mbështete nga Perëndimi, do të bjerë brenda pak ditësh, referuar kjo pushtimit të plotë nga Rusia.

'Ukraina do t’i nënshtrohet forcave pushtuese ruse “brenda disa ditësh” pa mbështetje ushtarake nga vendet perëndimore",-tha  Borrel.

Gjatë fjalimit të tij Borell ka theksuar mbështetjen për Ukrainën dhe ka kërkuar që Rusia të tërhiqet.

“Për fat të keq, ky nuk është momenti për biseda diplomatike rreth paqes. Është momenti i mbështetjes ushtarake të luftës. Nëse doni paqe, shtyni Rusinë të tërhiqet. Shtyni Rusinë të ndalojë luftën. Mos më thoni të ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sepse nëse ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sigurisht që lufta do të përfundojë së shpejti”,-shtoi Borell.

lufta ne ukraine josep borrell

Sondazh

Poll