Aktualitet

Ngjarje me 'sfond' politik? Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Pukë, qëllohet nga një mjet në lëvizje

Sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ka gjetur dy gëzhoja pistolete.

6 Maj 2023, 07:39 Nga A.B
Ngjarje me 'sfond' politik? Të shtëna me armë zjarri
Policia

PUKË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të jenë dëgjuar gjatë mbrëmjes në qytetin e Pukës. Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit. Sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ka gjetur dy gëzhoja pistolete.

Sipas informacioneve të para, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin. Ende nuk bëhen të ditur se kush janë autorët./Dosja.al

te shtena ne puke puke

Sondazh

Poll