Sport

Një zemër në mes të fushës me fëmijë…mesazhi i fortë i klubit të futbollit!

Të gjithë anëtarët e klubit tonë u dërgojnë një mesazh fëmijëve që të luajnë sport, të dënojnë ngjarjen që na preku të gjithëve - thuhet në njoftimin e Brodarcit.

6 Maj 2023, 07:26 Nga DOSJA
Një zemër në mes të fushës me

SERBI - Klubi i futbollit Brodarac ka dërguar mesazh mbështetje për familjet e fëmijëve të lënduar tragjikisht nga të shtënat në shkollën fillore. Në fushën e këtij klubi beogradas, i njohur për punën e shkëlqyer me kategoritë më të reja, futbollistët u rreshtuan për të formuar një zemër të madhe në qendër të fushës.

Në videon e postuar në llogarinë e klubit në rrjetin social Instagram qëndron edhe mesazhi: “Sport, jo dhunë”, e bashkë me të janë dërguar edhe fjalët e mëposhtme.

- Të gjithë anëtarët e klubit tonë u dërgojnë një mesazh fëmijëve që të luajnë sport, të dënojnë ngjarjen që na preku të gjithëve - thuhet në njoftimin e Brodarcit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BRODARAC (@fkbrodarac)

Serbia u godit nga një tjetër rast tragjik, pasi një tragjedi ndodhi në Mlladenoc dhe qytetet përreth , kur një tjetër agresor vrau tetë persona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll