Sport

VIDEO / Uzuni i papërmbajtshëm, shënon golin e 22-të në Spanjë!

Përfundimisht barazim 1-1, me Granadan që ruan vendin e dytë me pikë të barabarta me Alaves, por mund të parakalohet nga Levante dhe Las Palmas.

5 Maj 2023, 22:59 Nga DOSJA
VIDEO / Uzuni i papërmbajtshëm, shënon golin e 22-të në

SPANJE - Myrto Uzuni është kthyer përsëri te goli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën sot në një ndeshje vendimtare për fatin e Granadës sa i përket ngjitjes në La Liga.

Në minutën e 22-të të ndeshjes në transfertë ndaj një rivali direkt si Alavesh, Uzuni prishi ekuilibrin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Granadës nëpërmjet një penalltie të fituar po nga ai, të transformuar saktësisht.

Ky ishe goli i 22-të i sulmuesit në këtë kampionat. Në pjesën e dytë Alaves u kundërpërgjigj me Riojan në minutën e 66-të, ndërsa pak para fundit humbi 11-metërsh për vendësit Sevilla. Pak çaste me vonë Duarte u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe (më herët ishte Ruiz i Granadas që kishte lënë fushën i ndëshkuar me të kuq).

Përfundimisht barazim 1-1, me Granadan që ruan vendin e dytë me pikë të barabarta me Alaves, por mund të parakalohet nga Levante dhe Las Palmas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll