Sport

Real Madrid vendos një klauzolë prej 1 miliard euro për Bellingham

Real Madridi e bën për vete futbollistin anglez dhe ...e lidh me një klauzolë "mamuthi"

5 Maj 2023, 22:44 Nga DOSJA
Real Madrid vendos një klauzolë prej 1 miliard euro për

SPANJE - Sipas gazetës spanjolle CADENA SER, Jude Bellingham do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, i cili do të vendosë një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në marrëveshje.

Mesfushori sulmues 19-vjeçar, i cili do të nënshkruajë deri në vitin 2029, nuk do të mund të... largohet për shkak të klauzolës nga klubi madrilen. 

Spanjollët raportojnë se ai do të bëhet lojtari i dytë më i paguar i Realit dhe çdo javë do të vendosë në arkën e tij 430 mijë euro.

Sidoqoftë, Bellingham aktualisht po përqendrohet tek detyrat e tij në Bundesligë. Dortmundi është pas Bayernit, me anglezin në ligën gjermane që ka pesë gola dhe pesë asistime në 29 paraqitje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll