Politike

Edi Rama: Fitorja e Shkodrës është shumë e vështirë, skenari minimal të marrim 50 bashki

Për situatën pas zgjedhjeve, Rama shprehet se ndonëse pret që kundërshtari të mos pranojë rezultatit, sërish ky nuk mbetet shqetësim për të.

5 Maj 2023, 23:20 Nga I.A
Edi Rama: Fitorja e Shkodrës është shumë e
Edi Rama

TIRANË- Synimi i kryeministrit Edi Rama është që të paktën të fitojnë 50 bashki. I ftuar në emisionin Spotlight në Vizion Plus, Rama tha se fitorja do të jetë e thellë në shumë bashki të vendit, për të cilat gara nuk ndalon deri në ditën e fundit.

“Në një pjesë të madhe të bashkive, do fitojmë me një diferencë shumë të madhe. Në një pjesë tjetër që tradicionalisht ka qenë djathtas, gara është e hapur. Nuk ka asnjë bashki sot në Shqipëri që s’ka garë, deri në ditën e fundit. Mendoj që në të gjitha rastet, ne nuk do të biem nën 50. Ky është skenari minimal.” tha Rama.

Lidhur me bashkinë që ka dhe “bastin” më të vështirë, Rama shprehet se situata për këtë zonë mbetet komplekse, njësoj si dhe sfida për ta fituar atë. Për situatën pas zgjedhjeve, Rama shprehet se ndonëse pret që kundërshtari të mos pranojë rezultatit, sërish ky nuk mbetet shqetësim për të.

 “Shkodra hyn tek nga 49 deri tek 61. Është në diskutim dhe është në diskutim shumë seriozisht për herë të parë. Por, në të gjitha rastet është shumë e vështirë. Është një kompleks gjërash. Mendoj që kandidati ka ndihmuar që të ketë një lehtësi më të madhe për ta kapërcyer barrierën psikologjike dhe për të votuar jo, atë që vë aty, ajo që quhet e djathtë.” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll