Politike

Berisha tregon personat e vetëm të larguar nga PD: Basha, Alibeaj dhe kandidatët e tij

Berisha gjithashtu u shpreh se qeveria dhe ambasadorët bën çmos që Partia Demokratike të mos ishte ajo që është sot. 

5 Maj 2023, 22:34 Nga I.A
Berisha tregon personat e vetëm të larguar nga PD: Basha, Alibeaj dhe
Sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se kush janë personat e vetëm që janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike. Berisha në një intervistë në A2 CNN, u shpreh se nga ai i përjashtuar është Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe kandidatët e tij në këto zgjedhje. Berisha gjithashtu u shpreh se qeveria dhe ambasadorët bën çmos që Partia Demokratike të mos ishte ajo që është sot. 

“Edi Rama po përpiqet me çdo kusht që të mbahet si i mbyturi në fijen e barit, kapet me Bashën dhe Alibeajn, me disa vegla që nuk kanë asgjë të përbashkët me PD. Vetëm Basha dhe Alibeaj, bashkë me kandidatët e tyre, janë të përjashtuar nga partia, asnjë tjetër. Të tjerët janë deputetë dhe anëtarë partie, me diversitet mendimi dhe me lirinë për të thënë çfarë të duan. Kjo qeveri, por edhe ambasadorë të korruptuar, bënë gjithçka që kjo forcë politike të mos ishte ajo që është sot. Sot, PD është forca kryesore politike e vendit, që garon në 61 bashki të vendit, me primaret për herë të parë… Kur u bënë përpjekjet më të mëdha për ta bllokuar këtë proces, unë them që treni ynë kurrë nuk ndalet. Ky tren ka stacion fitoren e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll