Politike

Një fushatë pa emrin e tij në letër, Berisha: Kjo për shkak të frikës që emri i im i kall Edi Ramës

Edhe pse garon në siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Berisha thekson se nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD-së.

5 Maj 2023, 22:06 Nga I.A
Një fushatë pa emrin e tij në letër, Berisha: Kjo për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kjo fushatë elektorale është elektrizuar nga jugu në veri. Në një intervistë në A2CNN, Berisha tha se Rama ka frikë të tmerrshme nga emri i tijm ndaj dhe bëri çmos që ta hiqte nga fleta e votimit.

“Një fushatë në të cilën për herë të parë që nga ‘91 mblidhen njerëz të idealeve demokratike pa asnjë lidhje me narkoshtetin përveç bashkisë Shkodër që shkëlqen më  performancën e saj, krahasuar me të gjitha bashkitë e tjera moniste të vendit. Një fushatë që zhvillohet pa emrin në letra të Sali Berishës për shkak të frikës së tmerrshme që emri i tij i kall Edi Ramës. Kjo dëshmi e një frike të pashërueshme të njeriut që mban të gjitha pushtet, që urdhëron gjykatësit të ekzekutojë të drejtën në sallën e gjyqit, njëlloj si ekip pushkatimi që urdhëron nëpunësit të shkelmojnë ligjin vetëm se në këtë mënyrë mendon se do t’i shpëtojë disfatës së tmerrshme që e pret në mënyrë të pashmangshme”, tha Berisha.

Edhe pse garon në siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Berisha thekson se nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD-së. Sipas tij fleta është një letër e vdekur, ndërsa ai në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

“E vërteta është që nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD. Kjo është ajo që u them shqiptarëve mjerë ai që e provon. Po çfarë dëmi më bën mua fleta në një kohë kur jam i pranishëm në vatrat, mendjen e zemrën e shqiptarëve. Fleta është një letër e vdekur," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll