Politike

“Këlliçi ka elektrizuar Tiranën”, Berisha: 1 milion pemët e Veliajt, gënjeshtra e shekullit

Ai akuzoi kryebashkiakun aktual për vjedhje dhe gënjeshtra me deklarata për mbjelljen e 1 milion pemëve.

5 Maj 2023, 22:46 Nga I.A
“Këlliçi ka elektrizuar Tiranën”, Berisha: 1 milion
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berish ka deklaruar se fitorja e kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Tiranës duhet për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Në një intervistë në A2 CNN, Berisha tha se Belind Këlliçi ka elektrizuar Tiranën me programin dhe premtimet e tij.

“Mua më intereson që Belind Këllici të marrë Tiranën dhe Tirana të ndryshojë. Fushata e kandidatëve do të jetë për qytetarin, ata nuk do të merren me politikë ata do merren me qytetarin politikën do të merrem vetë dhe kjo është një ndarje racionale dhe e ndershme. Çfarë po bëjnë dhe bëjnë këta kandidatë? . Belind Këlliçi ka elektrizuar Tiranën me programin. Kelliçi ka elektrizuar Tiranën me premtime tranporti falas, nënkalimi në sheshin Skënderbej. Ka premtuar përgjysmimin e taksës, heqjen e taksës së arsimit, rikthimin e ujit në çmimin që ka qenë. Nuk ka asnjë premtim jashtë interesave reale të qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryebashkiakun aktual për vjedhje dhe gënjeshtra me deklarata për mbjelljen e 1 milion pemëve.

“Nuk ka njeri që të thotë se Veliaj paraqiti një program, ka 8 vite. Veliaj pas 8 vitesh deklaroi se mbolli pemën e një miliontë, kompletoi gënjeshtrën e shekullit. Të marrësh para 5600 euro pishën me këto fiton dhjetëra milionë euro, duke hapur një gropë dhe thua që kam mbjellë 1 milion. 1 milion pemë kërkojnë sipërfaqe minimumi 600 hektarë dhe maksimumi 900 hektarë . Parku i madh i Tiranës ka gjithsej 32 mijë pemë të numëruara. 1 milion thotë ai 30-fish i Parkut të Tiranës. Është i shpërfytyruar totalisht nga vjedhja,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll