Politike

Berisha: Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së tij

Berisha u shpreh se nuk e di se si Beci shkon në Shkodër, pasi me vendimin që ka marrë është kthyer në kamikaz të Ramës.

5 Maj 2023, 22:30 Nga I.A
Berisha: Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se me kandidimin e tij nën siglën e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së tij. Në një intervistë në A2 CNN, Berisha u shpreh se nuk e di se si Beci shkon në Shkodër, pasi me vendimin që ka marrë është kthyer në kamikaz të Ramës.

“Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së tij. Ai kandidoi pasi u kthye në një avokat të papranueshëm të qëndrimeve të Edi Ramës ndaj Shkodrës, ai i miratoi me heshtjen e tij në Parlament dy vjet. Benet Beci ka qenë drejtor i KESH-it dhe nuk i ka paguar asnjë qindarkë qytetarëve të përmbytur në Shkodër. Nuk e di se si shkon Beneti në Shkodër. Ai është i humbur. Është një lloj kamikazi i Edi Ramës, por vendimin e ka marrë vetë. Thuhet se e ka ndihmuar shumë edhe Tom Doshi, por mund të them se Shkodra do të qëndrojë e pamposhtur në idealet dhe parimet e saj”, tha Berisha.

Sipas tij, Shkodra, nën qeverisjen demokratike, ka ndryshuar.

“Është model i transformimit nga bashkia, nga qeverisja vendore. Shkodra nuk e ka votuar kurrë Ramën, pasi është sjellë si armik ndaj saj”, theksoi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll