Politike

“Thirrja kundër meje do t’i dalë për hundësh”. Berisha: Pas zgjedhjeve lokale, ka zgjedhje parlamentare

 Kjo deklaratë e Berishës erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” se përfaqësohen nga non gata dhe nuk do t’u japë fonde.

5 Maj 2023, 22:02 Nga I.A
“Thirrja kundër meje do t’i dalë për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve lokale do të vijnë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Në një intervistën në A2 CNN, ai tha se me qëndrimet antikushtetuesen nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.

“Toleranca ndaj tij për shkelmimin e kushtetutës do të jetë zero. Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të përgjithshme, do t’i japim duart Edi Ramës, se Rama me qëndrimet e tij antikushtetuese nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet”, tha Berisha.

 Kjo deklaratë e Berishës erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” se përfaqësohen nga non gata dhe nuk do t’u japë fonde.

“Kjo thirrje i garanton shqiptarët në mënyrë figurative  do t’i dalë për hundësh Ramës”, theksoi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll