Bota

Lavrov akuza SHBA: Po ndërhyn në punët e brendshme në Afganistan

Në këtë drejtim ai theksoi se situata kërkon vërtet masa mjaft urgjente.

5 Maj 2023, 21:30 Nga a.l
Lavrov akuza SHBA: Po ndërhyn në punët e brendshme në
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzon Uashington se po përpiqet të ndërhyjë përsëri në Afganistan, duke pretenduar se ka prova të forta për ta konfirmuar këtë. Lavrov shpreson se vendimi për aktivizimin e grupit SCO-Afganistan do të zbatohet. Në këtë drejtim ai theksoi se situata kërkon vërtet masa mjaft urgjente, shkruan Tass.

Arsyeja është se amerikanët po përpiqen të ndërhyjnë sërish në punët e Afganistanit. Ka prova bindëse që amerikanët mbështesin grupet terroriste që mbeten në territorin e Afganistanit dhe kundërshtojnë talebanët”, tha Lavrov. 

Gjithashtu, Lavrov deklaroi se amerikanët nuk braktisin përpjekjet për të riinjektuar infrastrukturën e tyre ushtarake në rajonin rreth Afganistanit dhe në Azinë Qendrore. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll