Aktualitet

Rrëzohet aksidentalisht rrugës për tek stani i tij, vdes 69-vjeçari

69-vjeçari i identifikuar me iniciale P.G. është rrëzuar aksidentalisht.

5 Maj 2023, 19:39 Nga k.m.
Rrëzohet aksidentalisht rrugës për tek stani i tij, vdes
Foto ilustruese

HIMARË- Teksa ka qenë duke shkuar në stanin e tij në një zonë malore të fshatit Bolenë të Himarës, 69-vjeçari i identifikuar me iniciale P.G. është rrëzuar aksidentalisht.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur që t'ju rezistojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

himare

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2023, 17:26 k.m.

Një ekspozitë ndryshe...

Pamje nga ekspozita Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”, përgatitur me rastin e 110 vjetorit të Gjykat&eu...