Aktualitet

U takuan për t'u sqaruar, 25-vjeçari shqiptar merr peng ish-të dashurën në Itali. Për faj të tij, e pësoi edhe i vëllai

Një komplot terrori, i cili megjithatë përfundoi me lirmin e vajzës nga torturuesi i saj, që më pas u arrestua nga Policia për përndjekje dhe lëndim të rëndë trupor ndaj ish-it të saj.

5 Maj 2023, 19:25 Nga k.m.
U takuan për t'u sqaruar, 25-vjeçari shqiptar merr peng
Foto ilustruese

ITALI- Një takim të fundit. Këtë i kishte kërkuar 25-vjeçari shqiptar ish-in e tij, 17 vjeç, në një lokal. Por ishte një kurth, i riu nxorri një armë dhe e detyron atë ta ndjekë në shtëpinë e tij. Një komplot terrori, i cili megjithatë përfundoi me lirmin e vajzës nga torturuesi i saj, që më pas u arrestua nga Policia për përndjekje dhe lëndim të rëndë trupor ndaj ish-it të saj.

Në një moment ajo arriti t'i shmanget kontrollit të rrëmbyesit dhe ish-të dashurit dhe të thërrasë nënën e saj; gruaja më pas lajmëroi menjëherë Policinë. Kur Policia shkoi në banesë, e mitura vrapoi drejt tyre, por fatmirësisht tregoi se nuk ishte abuzuar seksualisht. 

Sipas mediave italiane, vajza, në gjendje shoku, u trajtua në spital, ndërsa edhe në pranga ka përfunduar edhe vëllai 22-vjeçar i të dyshuarit kryesor. Ai nuk kishte asnjë rol në rrëmbim, por u bllokua nga agjentët pasi ishte i parregullt në territorin italian. Në fakt, në vitin 2021, me gjeneralitete të tjera, 22-vjeçari ishte dëbuar nga Italia për arsye “rreziku social”, pasi ishte dënuar për trafik droge; identifikimi i tij, në këtë kontekst, nxirrte në pah krimin e rihyrjes në kufijtë kombëtarë pa autorizim nga Ministria e Brendshme.

itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2023, 17:26 k.m.

Një ekspozitë ndryshe...

Pamje nga ekspozita Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”, përgatitur me rastin e 110 vjetorit të Gjykat&eu...