Aktualitet

Qëlloi me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari në Korçë

Mësohet se i riu për motive të dobta ka qëlluar me thikë dy persona të tjerë.

5 Maj 2023, 19:24 Nga I.A
Qëlloi me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari në
Policia

KORÇË- Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për plagosje me armë të ftohtë. Mësohet se i riu për motive të dobta ka qëlluar me thikë dy persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës, ndërkohë që adoleshenti është shoqëruar në polici për të marrë ndihmë mjekësore.   

Njoftimi i Policisë:

Korçë Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2023, 17:26 k.m.

Një ekspozitë ndryshe...

Pamje nga ekspozita Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”, përgatitur me rastin e 110 vjetorit të Gjykat&eu...