Politike

Premtimi i për shërbim funeral falas në Libohovë, Rama: Ai është gati të varrosë gjithë Gjirokastrën

Kreu i qeverisë tha se kandidati demokrat ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.

5 Maj 2023, 18:31 Nga k.m.
Premtimi i për shërbim funeral falas në Libohovë, Rama: Ai
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës ka komentuar edhe premtimin e bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" lidhur me shërbimet funerale falas. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se kandidati demokrat ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.

"Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën. Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat,"-tha Edi Rama.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Adil Xhelili në Libohovë ka premtuar shërbime funerale falas nëse bëhet kryebashkiak. Sipas tij, kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për banorët, pasi të moshuarit nuk kanë mundësi që të paguajnë 800 mijë lekë për një funeral.

edi rama edi rama ne gjirokaster adil xhelili zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll