Politike

Zgjedhjet e 14 Majit/ Ekipi i opozitës për Tiranën, Meta: Artan Distafa do ketë në fokus qytetarët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar emrin e Dr. Artan Distafa në Këshillin Bashkiak të Tiranës

5 Maj 2023, 14:00 Nga m.s
Zgjedhjet e 14 Majit/ Ekipi i opozitës për Tiranën, Meta: Artan
Meta me Artan Distafan

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar emrin e Dr. Artan Distafa në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Meta e cilëson një personalitet, po kështu një mjek të shkëlqyer e një qytetar shembullor, i cili falë përkushtimit do bëjë që Bashkia Tiranë të ketë fokus qytetarët. Meta thotë se Distafa është një vlerë e shtuar për ekipin në Këshillin Bashkiak, duke bërë gjithçka për cilësinë e jetesës.

Postimi nga Meta

“I lumtur që pas 14 Majit, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ketë si këshilltar, një personalitet, një mjek të shkëlqyer, një qytetar shembullor si Dr. Artan Distafa, i cili me humanizmin e tij, me dashurinë për qytetin e tij do bëjë gjithçka që vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës të ketë në fokus qytetarët, shërbimet dhe cilësinë e jetesës.

Bashkë Fitojmë!".  /Dosja.al 

 

meta fushata zgjedhore 2023

Sondazh

Poll