Politike

Meta nga Çorovoda: Mbroni lirinë tuaj, votoni më 14 maj që bashkitë t’i keni në shërbim

Sipas Metës, pas 14 majit, bashkitë do të vihen në shërbim të qytetarëve.

5 Maj 2023, 12:54 Nga F.M
Meta nga Çorovoda: Mbroni lirinë tuaj, votoni më 14 maj që
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 maji. I pranishëm në Çorovodë, ku nderoi dëshmorët e zonës, Meta u kërkoi qytetarëve që të mbronin lirinë e tyre me votë. Sipas Metës, pas 14 majit, bashkitë do të vihen në shërbim të qytetarëve.

“Jam i nderuar që jam këtu me përfaqësues të këtij qyteti, dhe të familjarëve të dëshmorëve. Të parët tanë kanë bërë qëndrese të jashtëzakonshme kundër nazi-fashistë. Jemi krenarë që Skrapari ishte i pari që u çlirua dhe mbeti një kështjellë që nuk u ripushtua më. Jam i bindur se 5 maji i ardhshëm do të jetë krejt tjetër dhe këtu do jetë gjithçka siç ka qenë gjithmonë. Ne do kujdesemi gjithmonë që këto vende të shenjta të kenë vëmendjen e kujdesin e të gjithëve. I ftoj të gjithët të forcojmë këtë liri, me pjesëmarrjen tonë në zgjedhjet e 14 majit. Janë një moment kyç, që të vendosim bashkitë në interes të qytetarëve. Duhet t’u kujtojmë fëmijëve tanë, se liria nuk dhurohet, por mbrohet çdo ditë. Liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje,”- tha Meta ndër të tjera.

ilir meta fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll