Politike

ME VIDEO- Veliaj larg me 'vizionin', do ta bëjë Tiranën si Bogota-n e Kolumbisë!

Teksa slide-i kalonte, moderatori Blendi Fevziu lexoi logon "Kopshti Botanik i Bogota-s", ndërsa Veliaj ndërhyri mënjëherë që të nxirrte veten nga situata.

5 Maj 2023, 18:12 Nga k.m.
ME VIDEO- Veliaj larg me 'vizionin', do ta bëjë Tiranën
Erion Veliaj në emision

TIRANË- 9985 km e ndajnë Shqipërinë nga Bogota e Kolumbisë. Por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tentoi ta sillte në Tiranë kopshtin botanik të kryeqytetit me emrin e botanistit të njohur spanjoll, José Celestino Mutis.

ME VIDEO- Veliaj larg me 'vizionin', do ta bëjë Tiranën
Logoja tek kopshti botanik

Në një intervistë që bëri pak ditë më parë në emisionin "Opinion", Veliaj po tregonte projektet që do të bënte në Tiranë. Me radhë, mori projektet e 'vizatuara' në 3D derisa gaboi tek Kopshti Botanik. Teksa slide-i kalonte, moderatori Blendi Fevziu lexoi logon "Kopshti Botanik i Bogota-s", ndërsa Veliaj ndërhyri mënjëherë që të nxirrte veten nga situata.

PJESË NGA BISEDA:

Minuta 2.02.00

Veliaj: Kopshti Botanik do të nisë pa hezitim...
Fevziu: Ai thotë kopshti Botanik i Bogotas
Veliaj: Është ilustruese more të thashë se janë projekte që do bëhen. Kopshti i Bogotas është ndër më të mirët në botë. Të thashë të kam sjellë ilustrimet se është në ndërtim
Fevziu: Mirë thashë se e shet për Bogotanë
Veliaj: Nuk ka mbaruar, të thashë që janë për ilustrim

Nga të gjithë parqet botanikë të botës, Veliaj zgjodhi Bogotan. Sipas "Time", parqet më të mira në botë renditen si më poshtë: 1. Singapore Botanical Gardens | Singapore; 2. Brooklyn Botanic Garden | Brooklyn, Neë York; 3. Kirstenbosch National Botanical Garden | Cape Toën, South Africa; 4. Arctic-Alpine Botanical Garden | Tromsø, Norëay; 5. Montreal Botanical Garden | Montreal, Canada.

Megjithatë Veliaj zgjodhi kryeqendrën e Kolumbisë, vendin që mes shumë mrekullive të naturës, mbahet në të gjithë botën si nr.1 i prodhimit të lëndëve narkotike, shtëpia e bosit më famëkeq që ka njohur historia Pablo Escobar. Ndoshta është vizioni që Veliaj ka për Tiranën. Në të ardhmen, ndoshta jo të largët, do të jemi dhe ne Kolumbi e shkuar Kolumbisë.

erion veliaj kopshti botanik

Sondazh

Poll