Politike

Berisha: Vota e 14 majit është votë për të ndryshuar Shqipërinë, është votë për përmbysjen e monizmit

Berisha gjatë fushatës elektorale në Klos dhe Mat, tha se ‘kriminelët elektoralë’ do të ndiqen penalisht pas zgjedhjeve.

5 Maj 2023, 15:20 Nga I.A
Berisha: Vota e 14 majit është votë për të ndryshuar
Sali Berisha

KLOS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PS-ja po bën fushatë me persona me rekorde kriminale në qarkun e Dibrës. Berisha gjatë fushatës elektorale në Klos dhe Mat, tha se ‘kriminelët elektoralë’ do të ndiqen penalisht pas zgjedhjeve.

"Këta janë sekti i vjedhjes. Rilindje do të thotë, vjedhje, mashtrim, mashtrim dhe vjedhje. Ndaj dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët në një palë zgjedhje nuk kanë votuar më shumë se kësaj radhe për veten e tyre, për qenien e tyre, për mbrojtjen e tyre nga një hajni e paimagjinueshme. Vota për Skënder Gjucin dhe Bedri Hoxhën është mbi të gjitha votë për ndryshimin e Matit dhe Klosit, është votë për përmbysjen e monizmit, për largimin e të gjithë pushtetit nga duart e një hajduti, siç është Edi Rama dhe klonet e tij. Çdo biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do të ketë një lehtësim të madh në taksa, çdo qytetar do të ketë shërbimet që meriton, çdo fermer, do të ketë subvencionin që meriton. A e dini se çfarë ndodh sot. Në qoftëse Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, Edi Rama jep 43 euro për hektarë. Por kush i merr ato 43 euro. Fermeri merr vetëm 3 euro, 40 euro i marrin Agronët e tij, i marrin hajdutët e tij nëpunës," tha Berisha.

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll