Bota

Kurorëzimi i Mbretit Charles, ja kush janë përfaqësuesit shqiptarë në ceremoni

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh. Po ashtu edhe Osmani, gjatë qëndrimit në Londër, Osmani së bashku me bashkëshortin e saj do të marrin pjesë edhe në pritjen që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.

5 Maj 2023, 14:07 Nga f.i
Kurorëzimi i Mbretit Charles, ja kush janë përfaqësuesit
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

BRITANI E MADHE- Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ditën e sotme Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni. Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.

Ndërkohë Republikën e Kosovës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit, do ta përfaqësojë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu. Po ashtu edhe Osmani, gjatë qëndrimit në Londër, Osmani së bashku me bashkëshortin e saj do të marrin pjesë edhe në pritjen që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly organizon për liderët botërorë.

kurorezimi i mbretit charles iii vjosa osmani

Sondazh

Poll