Bota

PROFILI/ Imazhi i "djalit të egër" në rrjete sociale dhe idhull një kriminel, kush është autori i masakrës me 8 të vrarë në Serbi

Në rrjetin e tij social Uros B vetëm gjashtë ditë para shfaqet në një video në makinë duke ecur me shpejtësi nëpër qytet. Në një post tjetër autori duket se kishte qef të tregonte se ishte 'i fortë', duke e quajtur veten "Kristijan Golubovic i vogël". Gjithashtu sipas dëshmive të fqinjëve i riu është arrestuar edhe më herët për armëmbajtje paleje.

5 Maj 2023, 11:14 Nga f.i
PROFILI/ Imazhi i "djalit të egër" në rrjete sociale
Uros B

SERBI- Uros B. 21-vjeç, i cili u arrestua sot në mëngjes për vrasjen e 8 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në afërsi të Mlladenovacit, mburrej me imazhin e tij si një "djal i egër" në rrjetet sociale. Mediat vendase shkruajnë se 21-vjeçari kishte idhull një ish-të burgosur të dënuar për vrasje, Kristijan Golubovic, nga i cili mendohet se ka marrë shembull.

Në rrjetin e tij social Uros B vetëm gjashtë ditë para shfaqet në një video në makinë duke ecur me shpejtësi nëpër qytet. Në një post tjetër autori duket se kishte qef të tregonte se ishte 'i fortë', duke e quajtur veten "Kristijan Golubovic i vogël". Gjithashtu sipas dëshmive të fqinjëve i riu është arrestuar edhe më herët për armëmbajtje paleje.

Llogaria e autorit të vrasjes makabër në Instagram u mbyll menjëherë pas masakrës dhe ndërkohë persona anonimë hapën një llogari të re në emër të tij. Sot herët në mëngjes, në mes të kërkimit për autorin e vrasjes masive përmes asaj llogarie janë publikuar mesazhe të rënda si: “Do t’i qëlloj deri në fund”.

21-vjeçari u arrestua mëngjesin e sotëm në afërsi të Kragujevacit pas një kontrolli gjatë gjithë natës. Ai dyshohet se vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë në fshatrat përreth Mlladenovcit.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll