Bota

Raporti/ Shtabi i Përgjithshëm i Kievit: 620 ushtarë rusë janë eliminuar në 24 orët e fundit

Nga fillimi i luftës Rusia ka humbur 193,210 trupa në Ukrainë. 

5 Maj 2023, 10:20 Nga f.i
Raporti/ Shtabi i Përgjithshëm i Kievit: 620 ushtarë rusë
foto ilustruese

UKRAINË- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se Rusia në 24 orët e fundit ka humbur 620 ushtarë. Mediat e huaja raportojnë se nga fillimi i luftës Rusia ka humbur 193,210 trupa në Ukrainë. 

Gjithashtu janë shkatërruar tre tanke, tetë automjete të blinduara luftarake, 16 sisteme artilerie, tre raketahedhës të shumëfishtë, 17 drone dhe 30 makina.

Sipas raportit nga fillimi i luftës Rusia humbi gjithashtu 3,710 tanke, 7,224 automjete luftarake të blinduara, 5,916 automjete dhe tanke karburanti, 2,978 sisteme artilerie, 550 sisteme raketash të shumëfishta, 304 sisteme të mbrojtjes ajrore, 308 aeroplanë, 294 helikopterë, 2,58 boat dhe 2,540.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll