Bota

Vuçiç: Kush shet armë pa autorizim do dënohet, ashpërsim i gjobave për thika e sende të tjera

Çdo person që shet armë pa autorizim, do të dënohet

5 Maj 2023, 11:27 Nga m.s
Vuçiç: Kush shet armë pa autorizim do dënohet,
Mbledhje qeverie ne Serbi

SERBI- Gjatë dy ditëve të fundit, në Serbi kanë ndodhur tre ngjarje të rënda, duke kthyer vemendjen në sigurinë e vendit. Ndodhur në këto kushte, qeveria ka marrë masën për çarmatimin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij para opinionit publik sot në mëngjes tha se personat që posedojnë armë pa leje, do të kenë një muaj kohë për ti dorëzuar ato. Në të kundërt, paralajmëroi Vuçiç, do të ndëshkohen. Çdo person që shet armë pa autorizim, do të dënohet. Po sipas presidentit, të gjitha dënimet do të ashpërsohen në krahasim me ato aktualet.

“Do të ketë kontrolle të detyrueshme gjashtëmujore, dhe kalimin e analizave psikiatrike dhe kalimin e analizave për substanca të paligjshme.

Të vendoset menjëherë një moratorium dy vjeçar për posedimin e çdo arme. Personat që posedojnë armë pa leje kanë një muaj kohë për t'i dorëzuar ato, në të kundërt do t'i gjejmë dhe do të ndëshkohen. Ai që shet armë pa autorizim do të dënohet, të gjitha dënimet do të ashpërsohen në krahasim me ato të deritanishme. Shtrëngim i veçantë i gjobave për thika dhe sende të tjera që mund të shkaktojnë lëndime të lehta dhe të rënda te fëmijët".

Vrasësi Uroš B. u arrestua pas i mori jetën 8 personave dhe plagosi 13 të tjerë në fshatrat Orašje dhe Dubona afër Mlladenovacit. Ai ka qëlluar me automatik dhe pistoletë. /Dosja.al 

serbi vucic

Sondazh

Poll