Bota

Bill Clinton: E dija që në 2011-n se ishte 'vetëm çështje kohe' para se Putin të sulmonte Ukrainën

Ish-presidenti tregon se gjatë atij takimi, Putini hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA, të rënë dakord nga paraardhësi i tij, Boris Yeltsin, për të respektuar territorin e Ukrainës në këmbim të heqjes dorë nga Kievi nga arsenali i tij bërthamor i epokës sovjetike.

5 Maj 2023, 10:31 Nga f.i
Bill Clinton: E dija që në 2011-n se ishte 'vetëm
Bill Klinton

SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka folur për luftën në Ukrainë ku ësht shprehur se ishte thjesht "çështje kohe" para se Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën. Clinton tha se ai e kuptoi në vitin 2011 se ishte “vetëm çështje kohe” përpara se Vladimir Putin të lëvizte në Ukrainë pas një diskutimi rrëqethës me presidentin rus në Davos, Zvicër, gjatë një interviste për mediat e huaja.

“Vladimir Putin më tha në vitin 2011, tre vjet para se të merrte Krimenë se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Boris Yeltsin. Ai tha. . . 'Unë nuk jam dakord me të. Dhe unë nuk e mbështes. Dhe unë nuk jam i detyruar prej saj.' Dhe e dija që nga ajo ditë e tutje se ishte thjesht çështje kohe.”- u shpreh Klinton.

Ish-presidenti tregon se gjatë atij takimi, Putini hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA, të rënë dakord nga paraardhësi i tij, Boris Yeltsin, për të respektuar territorin e Ukrainës në këmbim të heqjes dorë nga Kievi nga arsenali i tij bërthamor i epokës sovjetike.

Ndërkohë në një argument nga Hillary Clinton për t'i dhënë fund armiqësive, Ukraina ose duhet të mundë Rusinë ose të paktën të rifitojë territorin e humbur në lindje që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar.

lufta ne ukraine bill klinton

Sondazh

Poll