Bota

17 viktima në 48 orë në Serbi! Flet Vuçiç: Sulm ndaj të gjithë vendit! Do ta çarmatojmë Serbinë, do marrim 1200 policë

Vuçiç u shpreh se njerëzit ishin vrarë kriminalisht, madje e cilëson sulmin jo vetëm ndaj këtyre personave por ndaj të gjithë shtetit. 

5 Maj 2023, 10:55 Nga A.B
17 viktima në 48 orë në Serbi! Flet Vuçiç: Sulm
Aleksander Vucic

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj krimit makabër që ndodhi mbrëmjen e kaluar në disa fshatra, ku një person mori jetën e 8 të tjerëve dhe la të plagosur 14 të tjerë. Përballë mediave, Vuçiç u shpreh se njerëzit ishin vrarë kriminalisht, madje e cilëson sulmin jo vetëm ndaj këtyre personave por ndaj të gjithë shtetit. 

"Së bashku me familjarët e fëmijëve të vrarë dhe personelin e sigurimit të shkollës fillore "Vladislav Ribnikar", dua t'u shpreh ngushëllimet e mia qytetarëve që u vranë sonte në mënyrë kriminale dhe t'u them se jemi bashkë në pikëllimin e tyre. Ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe e ndjen i gjithë populli. Nëse do të isha përkrahës i teorisë së konspiracionit, do të kisha diçka për të thënë, por nuk jam dhe do të shpall masat që do të marrim.

Janë rreth 400 mijë njerëz, të gjithë do t'i nënshtrohen masave rigoroze, do ta çarmatosim Serbinë. Armët e pakta që do të jenë në dispozicion do të kërkojnë kontrolle gjashtëmujore dhe një tekst të detyrueshëm për substancat psikoaktive. Në gjashtë muajt e ardhshëm do të marrim 1200 policë të rinj, në mënyrë që prindërit të ndihen të sigurt'- tha Vuçiç.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uroš B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit. Ai nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

vrasje ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll